Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Shpresa Rupar - trajnere e programit neurolinguistik, flet për
EDUKIMI I FËMIJËVE, SI TË RRISIM FËMIJË ME VETËBESIM?.
Mysafirë të tjerë janë Krenare Sogojeva Komisionare e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Yll Zekaj, Instituti i Kosovës për Drejtësi. Ata flasin për DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTËS PËR INFORMIM.
Desar Sylejmani Drejtor artistik i ESMA-s dhe Pierre Weber. Ata flasin për NISJEN E AKADEMISË EVROPIANE TË. MUZIKËS VERORE - ESMA.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























