Sogojeva: Qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje në dokumenta zyrtare
BKT
Lajme

Sogojeva: Qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje në dokumenta zyrtare

28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim.

E drejta e informimit është e drejtë e inkorporuar në të drejtën e lirisë së shprehjes, poashtu kjo e drejtë është e garantuar edhe me Kushtetutën e vendit dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

Si e drejtë, bazohet në parimin e demokracisë së mirëfilltë në të cilën ne si shtet duhet të thirremi. E drejta e informimit ndikon edhe në rritjen e llogaridhënies institucionale duke funksionalizuar raportin mes qytetarit dhe qeverisë.

Krenare Sogojeva Komisionare e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, tha se tani është më e lehtë qasja në dokumente zyrtare. për qytetarët e Kosovës.

"Nëse qytetarëve nuk u jepet qasje në dokumente zyrtare, atëherë Agjencia merr masa", tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Për 28 shtatorin , e cila është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për informim, do të ketë disa aktivitete në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme