Koncept dokumenti për vettingun dërgohet në Qeveri
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept dokumenti për vettingut është dërguar në Qeveri, ku do të votohet në mbledhjen e ardhshme.
Haxhiu ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme për të nisur procesi i vettingut në sistemim gjyqësor, raporton EO.
“Prandaj sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i vetingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët. falënderoj juristë në përbërje të vettingut. Koncept dokumenti është komentuar edhe nga ekspert ndërkombëtar. Është punuar që të garantohet proces i drejtë. Dokumenti përmban 5 opsione. Fokusi i është kushtuar praktikave të mira. zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveshëm por i domosdoshëm. Vettingu është kërkesë shoqërore”, tha Haxhiu.























