19:21 / 28.09.2021
Dy yjet e Realit kërkohen nga Benitez
Isco dhe Luka Jovic, të cilët nuk po gjejnë hapësira këtë sezon te Real Madrid mund të përfundojnë te Evertoni i Benitez, raportojnë mediat në Spanjë.
Drejtuesit e Evertonit synojnë që t’i huazojë të dy lojtarët në merkaton e janarit deri në fund të sezonit.
Ndërkohë, Isco është në vitin e fundit të kontratës me Realin, kurse Jovic ka kontratë deri në vitin 2025.























