​Haradinaj për veriun: Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Kurtin
BKT
Lajme

​Haradinaj për veriun: Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Kurtin

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti rreth dërgimit të forcave speciale, pas tensioneve për shkak të reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia në veri të Kosovës.

Haradinaj në Pressing të T7, ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të bëjë një plan të mirëfilltë për dërgimin e njësive speciale në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

“Është dashur të bëhet një plan i plotë që nënkupton të dihet se çfarë do të ndodhë kur t’i dërgosh. Tash e çojmë policët për t’i bërë ndërrimet duke kaluar nëpër huliganë. Është dashur të gjendet formula për dërgimin e policisë”, ka thënë Haradinaj duke kujtuar se gjatë qeverisjes së tij s’ka pasur bllokada në rrugë.

“Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Albinit. Do të ishim fitues sikur policia jonë të dërgohej siç do të duhej”, ka thënë Haradinaj. 


MË SHUME NGA Lajme