PSG mposht Cityn, Sheriff Tiraspool shokon Realin, Atletico mund Milanin
PSG e ka mposhtur Manchester Cityn, me rezultat 2-0, sonte në ‘Parkun e Princave’, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton RTKLive.com.
Derbi i natës së sontme mes PSG-së dhe Cityt, ka prodhuar një super ndeshje, me raste të shumta nga të dy anët dhe dy gola të shënuara.
G. Gueye (8’), zhbllokoj ndeshjen duke kaluar parisienët në epërsi. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ishte Lionel Messi (74’), që dyfishoi avantazhin e PSG. Ky ishte goli i parë i argjentinasit në fanellën e skuadrës franceze.
Sfida tjetër derbi e natës së sotme mes Milanit dhe Atleticos, u mbyll me fitoren e skuadrës spanjolle prej 1-2. Griezmann (84’) dhe Suarez (90+4’), shënuan për fitoren e Atleticos, derisa për ‘rossonerët’ golin e vetëm e realizoi Leao (20’).
Fitore të thellë ka shënuar Liverpool që në udhëtim mundi Porton, me rezultat 1-5.
Befasia e mbrëmjes erdhi nga Madridi, ku Sheriff Tiraspool mundi Real Madridin midis ‘Bernabeut’, me rezultat 1-2.
Brugge ishte një tjetër befasi që në transfertë mundi Leipzing, me rezultat 1-2.























