Kurti tregon se cila ishte oferta e KFOR-it që u refuzua nga pala serbe
BKT
Lajme

Kurti tregon se cila ishte oferta e KFOR-it që u refuzua nga pala serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidenten e KE-së, ka dalë në konferencë për media, duke folur për situatën e krijuar në veri të vendit, ai ka thënë që pala serbe ka qenë fajtore për refuzimin e marrëveshjes të ofruar nga ana e KFOR-it.

Kurti ka lënë fajtore palën serbe për mos arritjen e një marrëveshjeje për vënien e qetësisë në veri. Ai ka thënë se komandanti i KFOR’it i ka ofruar palës kosovare dhe serbe një marrëveshje, por që është refuzuar nga krerët e katër komunave serbe pasi ata janë konsultuar me fqinjin verior të Kosovës siç ka thënë Kurti, duke aluduar në Serbinë e Vucic.

Ai ka thënë se komandanti i KFOR-it ka propozuar që të largohen barrikadat, ndërsa Forcat Speciale të Kosovës të zëvendësohen me ato të forcave paqeruajtëse të KFOR’it. Gjithashtu sipas Kurtit në këtë  propozimin ka qenë edhe vazhdimi i reciprocitetit nga policët kufitar, raporton GazetaMetro.

Gjithashtu, kryeministri Kurti akuzoi sërish presidentin serb Aleksandar Vucic se po flet me gjuhën e shekullit të kaluar.


MË SHUME NGA Lajme