Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Vankuver, do të flas, Erika Bruci, aktore, e cila luan në dramën kanadeze "Psycho Intern".

Besnik Shala, Drejtor i festivalit Banff në Kosovë, flet për mbajtjen e festivalit me 5 dhe 6 tetor në Kosovë.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për rikthimin e normalitetit në QKUK.

Poashtu lidhje të drejtpërdrejt do të ketë edhe nga Tirana, lidhur me festivalin ndërkombëtar të filmit në Tiranë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme