Sinjalet që jep ekzema për problemet me zemrën
BKT
Lifestyle

Sinjalet që jep ekzema për problemet me zemrën

Studimet mjekësore thonë se një në dhjetë njerëz në botë vuajnë nga ekzema. Edhe në Shqipëri rastet e personave që vuajnë nga ekzema janë të shumta. Bëhet fjalë për një inflamacion kronik të lëkurës që e lë atë të tharë përtej normales dhe shkakton kruarje.

Njerëzit që preken nga format më ekstreme të ekzemës vuajnë nga plasaritje të ashpra të lëkurës që lënë gjurmë afatgjatë. Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet thotë se njerëzit e lartpërmendur janë më të rrezikuar nga një atak në zemër apo ishemi. Në studim, shkencëtarët analizuan të dhënat e plot 385,000 njerëzve të prekur nga ekzema.

Pas një mbikqyrjeje pesë vjeçare, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që vuanin nga ekzema e intensitetit të lartë ishin 40-50 përqind më të rrezikuar nga një atak në zemër. Për më tepër, ata ishin gjithashtu 20 përqind më të rrezikuar nga ishemia. Studimi sugjeron se njerëzit që vuajnë nga kjo lloj ekzeme duhet të kryejnë analiza mjekësore për kolesterolin, tensionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Kura Natyrale Kundër Ekzemës
Përveç ndryshimeve rrënjësore në regjimin ushqimor, sipas të dhënave të AgroWeb.org