11:01 / 30.09.2021
Si të bëni një maskë me kungull për fytyrën, sipas një dermatologeje
“Kungulli ka shumë përfitime,” tha për Prevention Ava Shamban, një dermatologe e certifikuar me bazë në Kaliforni. “Kunguli përmban vitaminë A, C dhe E, të cilat hidratojnë, forcojnë dhe mbrojnë lëkurën.”
Përbërësit e recetës së saj:
- 2 filxhanë me kungull pure
- 4 lugë gjelle me kos të thjeshtë
- 1/3 filxhan me bajame të bluara imët
- 4 lugë gjelle me mjaltë
- ¼ lugë me vaj ulliri
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni në lëkurë të pastër dhe lëreni të veprojë për afro 10 minuta.























