VV: Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e Besnik Bislimit
BKT
Lajme

VV: Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e Besnik Bislimit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë së zëvendëskryeminstri Besnik Bislimi u keqkuptua në tri çështje, sa i përket dialogut të zhvilluar dje në Bruksel.

Manxhuka tha se në pikat kufitare do të vazhdojë të jetë e pranishme policia e Kosovës, ndërsa do të largohet vetëm Njësia Speciale, reciprociteti do të mbetet në fuqi, si dhe sipas tij, targat KM do të mbeten ilegale në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:

Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me Kfor;

Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;

Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës”, ka shkruar zëdhënësi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme