Çfarë përfshihet në marrëveshjen e Brukselit?
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njofton se është arritur marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton Rtklive.
Në postimin e tij në Twitter, Lajçak shkruan se pas dy ditë intenzive të bisedimeve mes dy palëve, ata u pajtuan për zgjidhjen e situatës në veri.
“Falenderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkovic për gatishmërinë e tyre që të negociojnë dhe pajtohen për të mirën e njerëve të tyre”, shkruan Lajçak.
Dy palët u pajtuan në këto tre pika:
- Njësitë speciale të policore të vendosur në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen gradualisht së bashku me barrikadat duke filluar nga 2 tetori prej orës 08:00 deri n’orën 16:00. KFOR do të vendoset në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak para fillimit të tërheqjes së njësive speciale dhe do të qëndrojë atje përafërsisht dy javë për të mbajtur ambientin e sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.
- Duke filluar nga 4 tetori prej orës 08:00, regjimi me stikera do të aplikohet brenda kornizës së marrëveshjes së dialogut si masë e përkohshme derisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje e përhershme.
- Grupi Punues i përbërë nga përfaqësuesit e palëve nga BE, Prishtinës dhe Beogradit, në kryesimin e BE-së do të formohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme në çështjen e targave të bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet me 21 tetor në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi Punues do të paraqesë përfundimet e tij për zgjidhjen e përhershme te niveli i lartë i palëve në Dialog.
We have a deal! After two days of intense negotiations, an agreement on de-escalation and the way forward has just been reached. I thank Besnik Bislimi and Petar Petkovic for their readiness to negotiate and agree for the good of the people. pic.twitter.com/OuhuUWvuG0— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 30, 2021























