Giacobbe: Marrëveshja Kosovë-Serbi sjell përfitime për të dyja palët
BKT
Lajme

Giacobbe: Marrëveshja Kosovë-Serbi sjell përfitime për të dyja palët

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka përgëzuar Kosovën e Serbinë për arritjen e marrëveshjes në Bruksel për targat.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se marrëveshja sjell përfitime për të dyja palët.

“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar ai.

Image


MË SHUME NGA Lajme