Lajçak falënderon Escobar: Uniteti BE-SHBA kyç për suksesin në BP
BKT
Lajme

Lajçak falënderon Escobar: Uniteti BE-SHBA kyç për suksesin në BP

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka falënderuar të Dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar për kontributin e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat.

“E falënderoj Escobar, i cili kaloi ditët e fundit në Bruksel në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, është shprehur Lajçak.

“Uniteti mes BE-së dhe SHBA është kyç për suksesin në Ballkanin Perëndimor”.


MË SHUME NGA Lajme