Mata vendos të largohet nga Manchester United në janar
BKT
Sport

Mata vendos të largohet nga Manchester United në janar

34-vjeçari Juan Mata pritet të largohet nga Manchester United pas 9 sezonesh.

Spanjolli i cili rinovoi gjatë verës edhe për një sezon me “djajtë e kuq” numëron me gishta aktivizimin në formacion dhe për shkak të hapësirave të pakta pritet që të largohet që në merkaton e dimrit, transmeton SS. Për Solskjaer nuk ka vend në formacion për fantazistin spanjoll i cili ka luajtur vetëm në Carabao Cup kundër West Ham por edhe aty ekipi u eliminua ndaj dhe nuk pritet të ketë më shanse për të. Disa ekipe angleze dhe spanjolle janë gati ta mirëpresin Juan Matan në Janar.