15:41 / 30.09.2021
Çitaku: Marrëveshja e sotme barazon policinë me huliganët e barrikadave
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në marrëveshjen për targat mes Prishtinës dhe Beogradit njësia speciale e policisë është barazuar me protestuesit serbë.
“Marrëveshja e njëjtë që ishte arritur në vitin 2016. KFOR-i nuk është reagues i parë”.
“Pjesa më shqetësuese është se kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar Çitaku,.























