Ambasadori i ri italian: Presim të thellojmë bashkëpunimin
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, dorëzoi Letrat Kredenciale te Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Italisë në Kosovë, ka thënë se presin të thellojnë bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer me Kosovën.
“Sot, Ambasadori italian, Antonello De Riu dorëzoi Letrat Kredenciale te Presidentja e Republikës së Kosovës, @VjosaOsmaniPRKS sot. Presim të thellojmë bashkëpunimin tonë tashmë të shkëlqyer”, thuhet në raportin e Ambasadës Italianle.
Ndërsa edhe presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri italian.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani theksoi se Republika e Kosovës dhe Italia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.























