Presidenti Ademi krenar me suksesin e ‘Dardaneve’
Kombëtarja e Kosovës U17 (Femrat) kanë arritur një mrekulli duke u promovuar në Ligën A të kualifikimeve për Evropianin 2022.
Kosova u rendit e para në tabelë me 7 pikë, që është arritje e jashtëzakonshme.
Kësaj super arritje, i është gëzuar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi që në ‘Facebook’ shkroi se do vazhdojnë të punojnë për ngritjen e tyre profesionale.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Kënaqësi e papërshkrueshme kur shoh gëzimin në fytyrat e Dardaneve tona të reja!
Krenar dhe i lumtur për suksesin e Kombëtares U17, që qysh në debutimin e saj arriti ta kalojë fazën e parë kualifikuese dhe të promovohet në Ligën A të kualifikimeve për Evropianin 2022.
Urime për vajzat dardane, për prindërit e tyre që i mbështesin dhe për klubet dhe stafin e trajnerëve që punojnë me përkushtim në ngritjen e tyre profesionale.
Zhvillimi dhe masovizimi i futbollit të vajzave ka qenë dhe mbetet ndër prioritetet tona, derisa sukseset e tilla na ndihmojnë në rritjen e mëtejme.
Le të punojmë së bashku në vazhdimësi për suksese tjera!
Me respekt,
A.A”























