06:24 / 01.10.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Baseli, lidhur me fillimin e javës kulturore Shqiptare në Zvicër, do të flas, Gëzim Hasanaj, organizator.
Për lansimin e platformës "Rritu e mëso", flet, Artan Korenica, artist.
Venera Ismaili nga Qendra për Art dhe Komunitet, Artpolis, do të flas për fillimin e edicionit të nëntë të festivalit "Femart".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























