Javi Miguel: Zyrtarizimi i Pirlos te Barcelona çështje ditësh
BKT
Sport

Javi Miguel: Zyrtarizimi i Pirlos te Barcelona çështje ditësh

Një lajm bombastik vjen nga gazetari, Javi Miguel në lidhje me stolin e Barcelonës.

Andrea Pirlo pritet të jetë trajneri i ri i Barcelonës ndërsa zyrtarizimi është çështje ditësh, transmeton Albeu.

Pirlo do zëvendësojë, Koeman i cili po dështon në La Liga dhe në Champions ku katalanasit rrezikojnë seriozisht kualifikimin pas 2 humbjeve në 2 ndeshjet e para.