14:04 / 01.10.2021
Ministrja Haxhiu falenderon Vitinë për punën që bëri si ministër
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi bashkëpartiaku i saj Arben Vitia dha sot dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë.
Pavarësisht se i njëjti është kritikuar në vazhdimësi për keqmenaxhim me pandeminë dhe është kërkuar dorëheqja e tij, Haxhiu ka thënë se ai ka bërë punë të jashtëzakonshme.
“Falemnderit për punën e jashtëzakonshme në kohën më të vështirë për qytetarët dhe vendin!”, ka shkruar Haxhiu.























