Kurti: Protesta e 1 Tetorit pikënisja e një kthese historike për vendin
BKT
Lajme

Kurti: Protesta e 1 Tetorit pikënisja e një kthese historike për vendin

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ish drejtues të Lëvizjes Studentore që organizuan protestën e 1 tetorit 1997 kanë bërë homazhe te varri i ish-akademikut Ejup Statovci si prijetar i kësaj ngjarjeje.

“24 vite pas protestës, rikujtojmë me mirënjohje të thellë zemërgjerësinë e njerëzve guximtarë, që iu përgjigjen dëshirës së madhe të studentëve për dije, duke ua mundësuar vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi”, ka thënë Kurti,.

“I kujtojmë me nderim të gjithë profesorët e studentët e protestës së 1 Tetorit, që me guxim sfiduan okupatorin serb”.

Ai ka theksuar se fati i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e vendit.

“Protesta e 1 Tetorit ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për vendin, që burim kishte vullnetin rinor për të bërë ndryshimin”.


MË SHUME NGA Lajme