Dy të vdekur dhe 24 raste të reja me COVID-19
BKT
Lajme

Dy të vdekur dhe 24 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.

“Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995. Në total numri i rasteve aktive është 2.237”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme