Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Erinë Mulolli, arkitekte. Ajo flet për DITËN BOTËRORE TË ARKITEKTURËS.
Isabelle Swidersk, eksperte për Marrëdhënie me Publikun dhe Ndërmarrësi Sociale, flet për temën NDIKIMI I NDËRMARRËSISË SOCIALE NË RRITJE EKONOMIKE.
Mysafirë të tjerë janë: Kristie Macleod –Lidere e Projektit, Pamela Dawes organizata “Ndihma e Manchesterit në Kosovë”, Erina Sheholli Sinani koordinatore e “Sister Stitch”. Ata flasin për PROJEKTIN “THE RED DRESS”. 235 GRA KANË MARR PJESË NË QËNDISJEN E FUSTANIT NGA 28 SHTET.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se ÇFARË MOTI NA PRET KËTË JAVË?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























