Murati: Është bërë pagesa e shtesave për fëmijë
BKT
Lajme

Murati: Është bërë pagesa e shtesave për fëmijë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.

Murati ka shkruar në Facebook se 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme.


MË SHUME NGA Lajme