Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Elsa Tahiri, zyrtare për komunikim në "Germin" dhe  Petrit Augustini, redaktor në Wikipedia, flasin për redaktimin e wikipedias  nga diaspora.

Për kualifikimin e kombëtarës U-17 në ligën A  në kategorinë e vajzave, flet përzgjedhësi, Kushtrim Munishi  dhe një lojtare.

Në lidhje të drejtpërdrejt, për leximin në Sos Fshat, do të flas, Elion Kollçaku, menaxher në Shtëpinë Botuese "Dukagjini”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme