Mehaj-Abbott: Interes i rajonit mbetet paqja, siguria dhe stabiliteti
BKT
Lajme

Mehaj-Abbott: Interes i rajonit mbetet paqja, siguria dhe stabiliteti

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Një ndër temat e interesit të përbashkët që u diskutuan në këtë takim në mes të ministrit Mehaj dhe ambasadorit Abbot ishte lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët në fushën e mbrojtjes,  në kuadër të partneritetit të fuqishëm në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe lidhur me situatën aktuale të sigurisë ku të dy u pajtuan se interes i rajonit është paqja, siguria dhe stabiliteti i qëndrueshëm.


MË SHUME NGA Lajme