EdGuard reagon për moslejimin e mediave në Komisionin e Arsimit
BKT
Lajme

EdGuard reagon për moslejimin e mediave në Komisionin e Arsimit

Instituti EdGuard kundërshton fuqishëm moslejimin e mediave në vëzhgim të mbledhjes së sotme të Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Transparenca dhe mirë informimi i publikut është qenësore për punën e komisionit. Lejimi i pjesshëm dhe selektiv i mediave për pjesëmarrje nuk është hiç fare demokratik e as që kontribuon në siguri më të madhe nga COVID-19. Është përgjegjësi e komisionit që në kohë të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët e interesuara për vëzhgim. Komuniteti i hisedarëve të arsimit në vend është i shumtë dhe mirë informimi i tyre duhet të jetë përgjegjësi dhe prioritet institucional, thuhet në komunikatën e Institutit.


MË SHUME NGA Lajme