Lajçak në SHBA, Joseph e përgëzon për marrëvëshjen Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Lajçak në SHBA, Joseph e përgëzon për marrëvëshjen Kosovë-Serbi

Profesori dhe analisti politik amerikan Edward P. Joseph ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave.

Përmes një postimi në Twitter, Joseph ka thënë se e ka përgëzuar Lajçakun për uljen e tensioneve në veri me ndërmjetësimin e marrëveshjes.

“I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Joseph.

 

Honored to meet @MiroslavLajcak for excellent, wide-ranging discussion. Congratulations on mediating the swift arrangement to reduce tensions in the north of #kosovo. #balkans #serbia #bosnia #montenegro #northmacedonia pic.twitter.com/7CHkcttdMM

— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) October 5, 2021


MË SHUME NGA Lajme