Ramadani: Për bizneset kemi paraparë lehtësira të mëdha
Kandidati i VV-së për kryetar të komunë së Ferizajt, Valon Ramadani, sot ishte për vizitë në Fshatin e Vjetër.
“Në Fshatin e Vjetër na mirëpriti njëra nga mobileritë që suksesshëm e ushtron veprimtarinë e saj, e quajtur Besi.” tha ai.
Ramadani tha se për bizneset kemi paraparë lehtësira, sidomos për ato që gjenerojnë vende të reja të punës.
Shkrimi i plotë:
Në Fshatin e Vjetër na mirëpriti njëra nga mobileritë që suksesshëm e ushtron veprimtarinë e saj, e quajtur Besi.
Edhe ky biznes ka hasur në plot vështirësi, sepse nuk ka pasur as mbështetjen më të vogël nga komuna. Përfitime kanë pasur vetëm kompanitë e afërta me zyrtarët komunalë, që kanë keqpërdorur me paranë publike.
Për bizneset kemi paraparë lehtësira, sidomos për ato që gjenerojnë vende të reja të punës. Do të hapim Zyre për Investime të Huaja, që do të jetë adresë e donacioneve ndërkombëtare.
Po ashtu, do të kemi One-Stop-Shop që i eliminon procedurat burokratike e që ua humbin kohën kot, atyre që na e mbajnë gjallë ekonominë. Për zhvillim të drejtë e ndihmë të barabartë, Vetëvendosje 144!#Bashkëqeverisim#Vetëvendosjepërkomunën























