Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Blerina Batusha Xërxa, flet për projektin, Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat dhe për zhvillimin e turizmit në Kosovë.
Leonard Hamitaj, aktor, regjisor, do të flas për shfaqjen "Lopata e Artë", pjesë e Monoakt dhe për Shoqatën Teatrore Shqiptare në Kroaci "Mërgimtari".
Në lidhje të drejtpërdrejt, për shërbimet falas të mamografisë në komunën e Prishtinës, do të flas, Bujar Gashi, drejtor i shëndetësisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























