Liga e Kombeve: Formacionet e mundshme Belgjikë-Francë
BKT
Sport

Liga e Kombeve: Formacionet e mundshme Belgjikë-Francë

Sonte në 20:45 luhet gjysmëfinalja e dyte e Ligës së Kombeve mes Belgjikës dhe Francës, e cila transmetohet drejtpërdrejt në RTK..

Një sfidë që premton spektakël në stadiumin “Allianz” të Torinos, aty ku kampionët e botës në fuqi do të masin forcat me kombëtaren që zë vendin e parë në renditjen e FIFA-s. Të dyja skuadrat konsideroheshin si favorite për të fituar Kampionatin Europian, por si Franca dhe Belgjika zhgënjyen me paraqitjet e tyre në Euro 2020, duke u larguar shumë shpejt nga turneu. Francezët dhe belgët kërkojnë të reagojnë, duke synuar fitimin e Nations League. Disa lojtarë nga “garda e vjetër” e Belgjikës, si Thomas Meunier, Thorgan Hazard, Dries Mertens, Christian Benteke dhe Divock Origi do të mungojnë në ndeshjen e sotme, por në dispozicion të teknikut Martinez rikthehet Kevin De Bruyne, që pritet të formojë sulmin e “djajve të kuq” bashke me Eden Hazard dhe Romelu Lukaku. N’Golo Kante është mungesa e madhe e Francës në këtë turne, por teknikut Deshamps nuki mungojnë alternativat për ta zëvendësuar mesfushorin. Benjamin Pavard rikthehet në mbrojtje, ndërsa në sulm pritet që të luajnë Mbappe dhe Benzema. Formacionet e munshme: Belgjika: Courtois; Alderëeireld, Boyata, Vertonghen; Castagne, Ëitsel, Tielemans, Carrasco; E. Hazard, De Bruyne; Lukaku. Trajner: Martinez Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Rabiot, Pogba, Tchouameni; Griezmann; Mbappe, Benzema. Trajner Deshamps