14:12 / 07.10.2021
Mehaj priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve mike.
Siç thuhet në një komunikatë për media, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen në zhvillimin e gjithanshme të Italisë ndaj vendit tonë, si dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Mehaj dhe De Riu u pajtuan për thellimin e më tejmë të bashkëpunimit bilateral, përfshirë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve tona në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.























