22:48 / 07.10.2021
Franca fiton me përmbysje nga Belgjika dhe shkon në finale
Franca e ka kthyer rezultatin, duke bërë që ya fitojë ndeshjen çka tash shkon të takohet me Spanjën në finale të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen e sontme gjysmëfinale francezët triumfuan me rezultat 3-2.
Belgjika e filloi mjaft mirë pasi pas pjesës së parë ishte në avantazh me golat e Carrasco e Lukaku. Por, në pjesën e dytë Franca u fut komplet skuadër ndryshe duke barazuar rezultatin në 2-2. Megjithatë, Lukaku shënoi në minutën e 87 por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje, teksa Pogba goditi shtyllën një minut më vonë. Kur u mendua se ndeshja po shkonte në vazhdime, Theo Hernandez me një gol të bukur përmbysi rezultatin dhe e dërgoi Francën në finale.























