Kaq ditë iu deshën Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce
Beyonce iu bashkua burrit të saj, producentit JAY-Z, në premierën e filmit “The Harder They Fall” në Londër , megjithëse nuk mund të shihej në tapetin e kuq.
Megjithatë, këngëtarja postoi fotografi të pamjes së saj për stilistët e saj. Për daljen ajo kishte zgjedhur një fustan të zi.
Për fustani e saj të zi elegant u përkujdes dizajneri kosovar, Valdrin Sahiti.
Sahiti krijoi fustanin për 10 ditë, duke përdorur pëlhurë mëndafshi dhe kadifeje me një shtresë të brendshme të likrës për korse të integruar.
Ekipi i stilistëve të saj postoi një fotografi të divës në pamjen përfundimtare në Instagram, duke iu referuar asaj si fustani i saj i zi preferuar – kështu duket se ajo kishte zgjedhur kreacionin e Sahitit nga shumë të tjerë.
“Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tënd”, tha Valdrin Sahiti për PopSugar.
Veshja ishte e kompletuar me sandale të thjeshta të zeza, një çantë me kristale nga Judith Leiber, syze dielli dhe xhevahire Lorraine Schwartz. Vathët kapnin vlerën e 21 karatëve, por ajo gjithashtu shtoi dy unaza diamanti në kombinim.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që Beyonce zgjedh të vishet me një kreacion të Sahitit, ajo së pari zgjodhi një fustan të kuq për paraqitjen në ‘Pre-Grammy Awards 2020’. /Telegrafi/























