Mbyllet pjesa e parë, Suedia në avantazh ndaj Kosovës
BKT
Sport

Mbyllet pjesa e parë, Suedia në avantazh ndaj Kosovës

Pjesa e parë mes Suedisë dhe Kosovës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës suedeze prej 1-0, raporton RTKLive.com.

Suedia dhe Kosova po luajnë në Stokholm, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Suedezët përmes  Forsberg (29’), kaluan në avantazh nga penalltia pas videoasistimit nga VAR pasi që Hadergjonaj luajti më dorë.

‘Dardanët’ rrezikuan portën suedeze përmes Elbasan Rashanit, por goditja e tij për pak kaloj pran portës nikoqire.

Ndërkohë, Suedia ka mundur të shënojë edhe golin e dytë, por ishte shtylla që shpëtoi portën e ‘gardianit’ kosovar.

Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/