AFF-Qendra Sportive Trajnuese ofron matjen e shpejtësisë së vrapimit
Për herë te parë në Kosovë Qendra AFF dhe Akademia Gjermane e futbollit `Sons Of Soccer` me datë 18.10.2021 do të ofrojnë matjen e shpejtësisë së vrapimit për çdo futbollist/sportist.
Matja e shpejtësisë së vrapimit do bëhet në 10m,20m & 30m me paisje më moderne, e cila ka një saktësi 100%.
Çdo futbollist/sportist do ketë mundësi të vrapoj 3x 10,20,30m, nga këto tri hërë do të marrim kohën e ti më te mirë dhe do të vendosim në raportin e tij personal të vulosur i cili do t’i shërbej ne të ardhmen.
Është një shanse e mirë qe çdo futbollist/sportist ta di kohen e ti te saktë të shpejtësisë në 10,20&30m. Po ashtu ne të ardhmen mund ta përcjelle ngritjen apo ramjen personale te shpejtësisë.
Këto informacione për shpejtësinë personale janë standarde dhe kërkohen në çdo klub profesionale.
Ftojmë të gjithë klubet, shkollat e futbollit të cilët kanë interes ta dijnë saktë kohën e shpejtësisë së lojtarëve të tyre të na shkruajnë.
SHENIM SHTESE:
Të gjithë sportistët do të incizohen më kamerë profesionale dhe ku do që ka nevojë do të bëjmë përmisimin e vrapimit.
Pjesëmarrja është e limituar. NXITO!!!
AFF & Sons Of Soccer për një botë sa më të mirë sportive për ty.
Na kontakto,
045/815-816























