Mehaj po merr pjesë në ceremoninë ushtarake amerikane “AUSA 2021”
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me gjeneralin Rrahman Ramaj po marrin pjesë në ceremoninë ushtarake amerikane “AUSA 2021”. Dy ushtarakët kosovarë sot nga afër do të njihen me produktet e ekspozitës ushtarake dhe shumë prezantime të tjera të zhvillimit profesional të ofruara nga liderë ushtarak të Ushtrisë Amerikane.
“Vizitën në SHBA e fillova me pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Vjetore të Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (The Association of the United States Army ) – “AUSA 2021” e cila do të mbahet nga sot deri më 13 Tetor në Washington.
Së bashku me gjeneral Ramën, të ftuar zyrtarisht nga presidenti i AUSA-së, gjeneral Carter F. Ham, sot do të kemi mundësinë të njihemi me produktet e ekspozitës ushtarake dhe shumë prezantime të tjera të zhvillimit profesional të ofruara nga liderë ushtarak të Ushtrisë Amerikane dhe të Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.























