Prezantohen platformat që lehtësojnë jetën qytetarëve të Ballkanit  
BKT
Lajme

Prezantohen platformat që lehtësojnë jetën qytetarëve të Ballkanit  

  Përfituesit e Balkathon 2.0 kanë shfaqur zgjidhjet e aplikacioneve të tyre, në ditën e dytë të Samitit Digjital Perëndimor që po mbahet në Podgoricë. Mes tyre ka prezantuar projektin edhe Ilir Asllani, i riu nga Kosova që ka krijuar platformën “eHealth Clinik”, që synon të lidhë pacientin me mjekun. 

“Zgjohuni për të Ardhmen” është motoja e konkursit vjetor rajonal në internet, i organizuar nga RCC, që ka mbledhur së bashku njerëz të rinj inovativë, fillestarë, qendra inovative dixhitale, parqe shkencore, universitete dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga Ballkanit Perëndimor.  
Në kuadër të këtij projekti një grant ka përfituar edhe Ilir Asllani dhe “Kosovo Digital Asociacion”, me ç’rast të njejtit kanë krijuar platformën “eHealth Clinik”, që synon të lidhë pacientin me mjekun. 
Ilir Asllani, në një deklaratë për RTK-në ka thënë se platforma që kanë krijuar mundëson pacientit të gjejë mjekun e duhur, kudo që gjendet.  
“Ne kemi punuar në mënyrë intensive muajt e fundit në mënyrë që të bëjmë këtë platformë të gatshme për përdoruesit”, ka thënë Asllani. 
Ai është shprehur se fillimisht platforma ofrohet në gjuhën shqipe dhe angleze. Mirëpo, synim mbetet që të ofrohet edhe në gjuhë tjera.  
“Për momentin kemi 20 specialistë të lëmive të ndryshme nga çdo vend i ballkanit dhe shpresojmë të shtojmë edhe numrin e mjekëve specialistë nga Ballkani në të ardhmen”, është shprehur Asllani.  
Aplikacionet e tyre fituese të granteve i kanë prezantuar edhe: “HEST” nga Shqipëria, “E-klinika” nga Bosnja dhe Hercegovina, “Pokupi” nga Mali i Zi, “ISLAA” nga Maqedonia e Veriut dhe “Bifrost” nga Serbia. 
Ndryshe, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po mbështet Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor (ËBDS) – eventi i cili organizohet për të katërtin vit radhazi, për bashkëpunimin dixhital në rajon. 
Pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes Rajonale të Roaming, të nënshkruar në Samitin e dytë Dixhital, në vitin 2019 në Beograd, e cila bëri të mundur hyrjen në fuqi të roaming pa pagesë në Ballkanin Perëndimor, që nga 1 korriku 2021, WBDS e këtij viti do të mbulojë katër platforma kryesore: Lidhja me Rrjetin dhe Shërbimet, Besimi dhe Siguria, Aftësitë Dixhitale dhe Ekonomia Dixhitale.


MË SHUME NGA Lajme