22:11 / 12.10.2021
Një orë lojë në "Fadil Vokrri", ky është rezultati
Tashmë ka kaluar një orë lojë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Rezultati mbetet ai i pjesës së parë 1:1. Për Gjeorgjinë shënoi Okriashvilli në minutën 11, ndërsa për Kosovën Muriqi në minutën 44, raporton KosovaPress.
Trajneri Bernard Challandes e ka larguar nga loja Elbasan Rashanin dhe në vend të tij e ka inkuadruar Lirim Kastratin.























