06:25 / 13.10.2021
Vazhdon seanca gjyqësore kundër Salih Mustafës
Sot do të vazhdon seanca gjyqësore kundër Salih Mustafës.
Ndryshe më 5 tetor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Në seancën e javës së kaluar, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot. Sot do të vazhdojë dëshmia e dëshmitarit të katërt.
Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të vazhdojë nga ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00.























