Policia realizon aksion në disa rajone të Kosovës
BKT
Lajme

Policia realizon aksion në disa rajone të Kosovës

Prishhtinë: Policia e Kosovës (PK) në orët e hershme të së mërkurës ka filluar realizimin e një operacioni policor në luftën kundër kontrabandës së mallrave, i cili përfshinë disa lokacione, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe veri të Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga policia, ku thuhet se të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

Sipas policisë, kontrolle dhe bastisje po realizohen në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.

Në këtë operacion janë sekuestruar mallra e dëshmi të ndryshme, të cilat shërbejnë si prova materiale.

“Në këtë operacion policor i cili është ende duke vazhduar janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme