Roma në ankth para përballjes me Juventusin, i lëndohen dy lojtarë
BKT
Sport

Roma në ankth para përballjes me Juventusin, i lëndohen dy lojtarë

Roma mund të humbasë dy nga lojtarët kryesorë të ekipit në ndeshjen kundër Juventusit.

Sulmuesi, Tammy Abraham dhe kapiteni i ekipit Lorenzo Pellegrini kanë shfaqur probleme gjatë grumbullimit me kombëtaret respektive.

Abraham u dëmtua gjatë ndeshjes midis Anglisë dhe Hungarisë. Sulmuesi u aktivizua në minutën e 76, por ai u detyrua të dilte nga fusha duke çaluar për një dhimbje muskulare. Megjithatë, situata është ende për t’u vlerësuar. Mjekët e ekipit do të kryejnë testet e nevojshme për të parë gradën e dëmtimit.

Sa i përket rastit të Pellegrini, ai është ankuar për një dhimbje pas sfidës së Nations League kundër Belgjikës. Kapiteni i Romës ka pësuar një dëmtim, por mendohet të jetë më i lehtë se i Abraham. Megjithatë, gjithçka do të shikohen në vazhdim nëse lojtarët do të mund të rikuperohen në kohë kundër Juventus ose jo. Ajo që është e sigurt është se në kampin kryeqytetas të gjithë po shpresojnë për një rikuperim sa më të shpejtë të lojtarëve.