15:42 / 13.10.2021
Pasuesi i Bernard Challandes, ja opsionet e mundshme
Vetëm pak ora pas shkarkimit të trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes, fillojnë aludimet se kush mund të jetë pasuesi i tij për të drejtuar “Dardanët”.
Sipas Express, janë tri opsione të mundshme që mund të zbarkojnë në Kosovë për të drejtuar ekipin kombëtar.
Emri më i përfolur është ai i gjermani Felix Magath. Interesante është se trajneri 68-vjeçar është i pensionuar nga drejtimi i skuadrave, por mund të rikthehet të drejtojë kombëtaren e Kosovës, nëse kundrejt tij është një ofertë e pranueshme.
Një opsion tjetër janë trajneri italian Walter Zenga dhe ai brazilian Roberto Carlos.
Kujtojmë se Kosova është aktualisht e pozicionuar në vendin e fundit në grupin B me 4 pikë të grumbulluara.























