Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Desar Sulejmani, drejtor dhe dirigjent artistik, flet për përformimin në Prishtinë të Western Balkan Youth Orchestra.

Tanzer Abazi, drejtor i FindBug, do të flas për hapjen e thirrjes për hakerë etik.

Si të menaxhohet karriera e një sportisti, flet, Granit Rugova, mentor për menaxhim të karrierës së sportistëve.

Në lidhje të drejtpërdrejt, për fushatën zgjedhore digjitale për gratë, do të flas, Hana Arapi, bashkëudhëheqëse në Amam Studio.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme