Muhaxhiri: Kosova ka të drejtë, por duhet gjetur forma e veprimit

Muhaxhiri: Kosova ka të drejtë, por duhet gjetur forma e veprimit

Në emisionin Debat, për Zgjedhjet lokale 2021, në RTK, u fol edhe për gjendjen në veri të vendit, ku sot Policia e Kosovës intervenoi për të goditur krimin e organizuar atje.

Analisti Artan Muhaxhiri, mes tjerash theksoi se duhet pasur kujdes në qasjen e institucioneve tona karshi veriut, sepse është e ndieshme.

”Kosova ka gjtihë të drejtën e saj ligjore të veprimit të saj kudo në vend në luftimin e krimit të orgnaizuar dhe korrupcionit, por duhet patur kujdes në qasjen e ndaj veriut”, theksoi mes tjerash Muhaxhiri.

Ai tutje shtoi se me format e tilla të dhunës nuk besoj se do të arrihet ndonjë zgjidhje të situatës.

”Duhet pritur dhe paraparë çka pastaj; çka nëse herën tjetër do të hasësh në rezistencë?”, shtroi në formë pyetjeje rrjedhën e situatës në veri.

Më tej Muhaxhiri përmendi veprimet e mëhershme ndaj veriut, të ndërmarra nga institucionet tona.

”Po të ishte e lehtë zgjidhja e çështjes së veriut, do të ishte zgjidhur nga kryeministrat e mëoparshëm, qoftë nga kryeministri Thaçi, pastaj nga Isa Mustafa, apo edhe nga Ramush Haradinaj”, vazhdoi Muhaxhiri, duke kërkuar nga kryeministri Kurti që ”për zgjodhjen e çështjes së veriut të jetë më kreativ”.