Sergi Roberto ikën pas 11 vitesh nga Barcelona
BKT
Sport

Sergi Roberto ikën pas 11 vitesh nga Barcelona

Barcelona dhe Sergi Roberto do të ndajnë rrugët në verë.

“Xholit” të katalanasve i përfundon kontrata dhe ikën si lojtar i lirë.

Bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë, sikurse raporton gazetari spanjoll Alfredo Martinez.

Kështu Sergi Roberto duhet të shohë për një tjetër ekip. Te Barcelona ai fiton rreth 8 milion euro dhe sigurisht që kontrata e re që i është ofruar ka qenë më kushte financiare më të ulëta.

Spanjolli është pjesë e Barcelonës që prej vitit 2010 dhe pas 11 vitesh do të largohet nga katalanasit.