Lewandowski i tërbuar me Bayernin, tani mendon seriozisht largimin
BKT
Sport

Lewandowski i tërbuar me Bayernin, tani mendon seriozisht largimin

Alarm në skuadrën e Bayernit. Robert Lewandowskit nuk po i shijon aspak fakti që duhet të mendojë për të ardhmen e tij.

Nga ana personale Lewa nuk ka asnjë arsye përse ta braktisë Bayernin duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje të kampionatit, ashtu si dhe katër gola në dy ndeshjet e Champions-it. Forma dhe golat vazhdojnë të duken mirë për polakun që është një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë”.

“Sport Bild” shkruan se lojtari nuk mori pjesë në mbledhjen me skuadrën pas ndeshjes ndaj Frankfurtit edhe pse është kapiteni i tretë i Bayernit. Ai është ankuar se është duke u përfshirë shumë pak në lojërat e fundit.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme për gjendjen e tij jo të mirë emocionale. Ajo që ka shqetësuar më shumë polakun janë fjalët e drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili pak javë më parë tha për Erling Haalandin: “60 gola në 60 ndeshje, jemi duke ndjekur atë(Halandin), nëse nuk do ta bënim do të ishim amatorë të vërtetë”.

Kjo nuk është pritur mirë nga Leva i cili tani po mendon për të mos rinovuar me Bayernin kontratën që skadon në 2023-shin.

Kjo edhe për vetë faktin se bavarezët janë ende duke u tunduar nga ideja se mund të firmosin me yllin e Borussias së Dortmundit, Erling Haaland. Norvegjezi mund të blihet për 150 milion euro, para të cilat Bajerni është i gatshëm për t’i paguar duke ditur se lojtari do të ishte një garanci për të ardhmen. Manchester City, Parisi dhe Reali i Madridit do të firmosnin menjëherë me Levën i cili do të mbetej pa skuadër.

Një tjetër fakt që po mban polakun larg nga Bayerni është ai i kontratave për lojtarët mbi 30 vjeç. Si rregull, lojtarë të tillë mund të firmosin vetëm kontrata një vjeçare. Kështu ka ndodhur me Frank Riberyn dhe Arjen Robbenin, dy ikonat e Bayernit të cilët fituan gjithçka në Mynih.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të kuptuar nëse Lewa kërkon të qëndrojë në Mynih apo ajo.