Kurti në Shkup: A po tenton Zaev ta bind kryeministrin për ‘Open Balkan’
Në vigjilje të Forumit të “The economist” janë takuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
I pyetur nga TV21 se çfarë u bisedua në takim dhe a tentoi që Zaevi Kurtin që edhe Kosova të jetë pjesë e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, Kurti me përgjigje:
“Ne besojmë në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkë rajonal që është pjesë e Procesit të Berlinit. Mendojmë se iniciativa të këtilla, të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda, nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme”, tha Kurti mes të tjerash.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë kishte deklaruar mbështetjen e saj dhe të BE’së për Open Balkan, kur vlerësoi se kjo nismë është në përputhje me vlerat evropiane.























