Mjeku mitrovicas: Kryeministër i kënaqur me ju, por jo me kandidatin e juaj
BKT
Lajme

Mjeku mitrovicas: Kryeministër i kënaqur me ju, por jo me kandidatin e juaj

Mjeku nga Mitrovica, Selman Ajvazi ka publikuar një fotografi me kandidatin e VV-së për kryetar, Agim Bahtiri dhe me kryeministrin Kurti gjatë një vizite në Mitrovicë.

Ajvazi tha se ishte nder dhe kënaqësi ta takonte kryeministrin Kurti, por jo edhe kandidatin për kryetar komune, Agim Bahtiri.

“Unë: Kryeminster nder dhe knaqësi per mua të takoj,i knaqur me ju si kryeminster por jo edhe me kandidatin tuaj per Kryetar Komune”, ka shkruar Ajvazi.

Ndryshe, rikandidimi i Bahtirit për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje është kundërshtuar edhe nga shumë aktivistë të vjetër të kësaj partie në Mitrovicë.

Madje pikërisht kandidimi i Bahtirit ka shkaktuar përçarje brenda degës së VV-së në Mitrovicë.

 

Ditë më parë në lagjen Ilirida (Tavnik) janë parë edhe grafite me mbishkrime "E duam Albinin por jo edhe Agimin".


MË SHUME NGA Lajme